Maqedoni

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Arianit Hoxhës dhe dy zv.ministrave të Lëvizjes Besa

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në fillim të seancës së 54-të, ka konstatuar dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë Arianit Hoxha.

Gjithashtu janë konstatuar dorëheqjet e zv.ministrave Arafat Shabani dhe Sedat Sulejmani.

Dorëheqjet e tyre erdhën pas largimit të Lëvizjes Besa nga Qeveria.

Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit në rend dite janë disa pika, në mes të cilave edhe propozim-buxheti për vitin 20221.

Seanca e sotme ka filluar me dy orë vonesë.