Maqedoni

Kuvend, opozita maqedonase sërish bllokoi ligjin e shtetësisë

Fjalimet procedurale të deputetëve të VMRO-së edhe sot u bënë shkak që të mos shqyrtohen amendamentet e propozim Ligjit për Shtetësi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri. Deputetët e VMRO-së filluan me fjalimet e zgjatura, pasi siç thanë, fokusi duhet të jetë në debatin publik për rishikimin e buxhetit.ata kërkjuan që të ndërpritet seanca pasi e konsideruan të dëmshëm ligjin e shtetësisë, ndërsa bënë apel që të përfshihen përfaqësuses të qeverisë dhe ekspertë të kësaj fushe.

Brane Petrushevski, deputet nga rradhët e VMRO-së

“Arsyeja pse reagojmë, është se dje në komisionin për finanasim dhe buxhet,i cili është trup kryesorë për shqyrtimin e buxhetit i cili filloi debatin e përgjithshëm, praktika e kuvendit deri më tani ka qenë se në shtëpinë ligjvënëse kur debatohet për buxhetin, në ato 10 ditë nuk duhet të caktohen seanca tjera për trupat punues dhe senaca plenare, me qëllim që deputetët të fokusohen në dokumentin më të rëndësishëm”.

Ndërkaq, nga koalicioni Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa vlersuan se ajo çfarë po ndodhte në komision po kalonte në banalitet dhe se nuk është në rregull që partitë që duan të marrin komuna në zgjedhje lokale, të vazhdojnë me bllokimin e këtij ligji. Deputeti Skender Rexhepi, kërkoi që anëtarët e komisionit t’i lexonin amendamentet e propozuar nga ana e tyre dhe t’i lënë mënjanë interesat politike.

Skender Rexhepi, deputet nga rradhët e kooalicioni

“Ajo që është më me rëndësi duhet secili deputet nëse do të ketë profilin e deputetit pab marrë parasyshë nëse është i pozitës apo i opozitës ta marr ligjin aktual për shtetësi i cili është në fuqi, të humbë pak kohë ta marr edhe ligjin që ne e propozuam së bashku me amendamentet dhe të bëjë krahasim. Të nderuar po flasim për ligjin për shtetësi dhe është në komisionin e duhur, në komisionin për mbrojtje dhe siguri, pasi pikërsiht siguria i ka lënë mijëra njerëz pa shtetësi”.

Nga partia opozitare “E Majta” thanë se propozim ligji i shtetësisë nuk duhet të miratohet pasi sipas tyre nuk përmbush nevojat e qytetarëve pa shtetësi.

Dimitar Apasiev, kryetar i partisë e “Majta”

“Ky propozim ligj është tërësisht i panevojshëm sepse për të dytën herë i referohet njerëzve të cilët nuk kanë arritur të marrin shtetësi përmes natyralizimit nga ish Republika Jugosllave. Aleanca dhe Alternativa e shfrytëzojnë për agjendat e tyre nacionaliste dhe shoviniste. Problemi është tek disa qytetarë që nuk kanë shtetësi, por problemi i tyre është institucional dhe jo legjislativ, që domethënë kjo nuk zgjidhe me ndryshime ligjore”.

Kryetari i komisionit, Mille Tallevski, e përfundoi seancën duke sqaruar se nuk janë krijuar rregulla të procedurës për rifillimin e punës, ndërsa propozuesit e këtij ligji thanë se do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme institucionale që ky ligj të marrë dritë jeshile.