Maqedoni

Kutirova rizgjedhet drejtoreshë e Doganës

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Drejtorinë Doganore Sllavica Kutirov është ri-zgjedhur për drejtoresh të këtij institucioni shtetëror.

Sipas Kutirovës, e cila ishte u.d nga gushti i vitit të kaluar, ri-zgjedhja është vërtetim për manxhim kualitativ të Drejtorisë gjatë periudhës së shkuar.

Ajo thekson se Drejtori Doganore është institucion i rëndësishëm në të cilin ka nivel të lartë të pajtueshmërisë me standardet dhe rregullativat e BE-së dhe në vazhdimësi jep mbështetje të fortë sektorit të biznesit dhe ekonomisë ligjore në përgjithësi.

Karrierën e saj profesionale Kutirov e zhvillon për më shumë se dhjetë vjetë në Drejtorinë Doganore dhe është drejtoresha e parë që vjen nga po ky institucion, ndërsa mori mandat për të kryer këtë funksion në periudhën e ardhshme.