Kushtuar nënës: Kujtim i dhimbshëm që më kishte shpuar si thikë në zemër
KUJTIM I DHIMBSHËM QË MË KISHTE SHPUAR SI ME THIKË NË ZEMËR
Shkruan: NEHAT JAHIU
Në të shumtën e herave kam shkruar se kujtimet janë shumë të ëmbla, por edhe të dhembshme ose të hidhura. Unë në shpirtin tim i kam ruajtur edhe kujtimet e ëmbla, por edhe ato të ëmblat, të dhembshmet dhe të hidhurat duhet ruajtur në dhellsinë e shpirtit që një ditë për të shpalosur.
Në këtë shkrim të sotëm do e shfletoj një kujtim të shpirtit tim i cili më kishte shkaktuar aq shumë dhembje shpirtrore dhe që kurr nuk mund të e harroj, por do e ruaj në thellsinë e shpirtit tim me shumë mall e dashuri.
Krijesa më e dashur për mua ishte dhe mbeti më e bukura, më e dashura, më e shtrenjta, më e e shenjta…, NËNA. Ky emër besoj se për çdo njeri në botë është më i shtrejti për të gjithë njerëzit. Sa herë e përkujtoj këtë mall dhe dashuri ndaj nënës më dhemb shpirti.
Kujtimet për nënën janë të shumta, por unë në këtë rast do e veçoja kujtimin tim që kurr nuk do e harroj dhe dëshira ime është që pas vdekjes sime të shkoj tek varri im me këtë kujtim të paharruar. Asnjëherë nuk mund të e harroj ditën e premte të 15 dhjetorit të vitit 1989. Ishte një ditë e cila më kishte ngrirë zemrën time si akull.
Ishte një ditë që më kishte shpuar thell e më thell në shpirtin tim. Ishte një ditë që më kishin dalur lotët në sy dhe që akoma më rrinë të patharë në qepallat e syve të mi. Ishte një e premte e 15 dhjetorit të vitit 1989, kur më iku përkëdhelja dhe dashuria më e ëmbël që kisha në jetën time.
Më iku krijesa më e dashur në botë. Ishte ikja e nënës sime prej meje. Ishte ndarja ime me nënën time. Ishte dashuria ime që më ndezi shpirtin flakë. Ishte dashuria dhe kujtim të cilin nuk do të e harroj derisa të e takoj dhe përqafoj nënën time atje ku ajo më pret. Pra, ky është kujtimi im që më kishte shpuar si me thikë në zemër e që me vite të tëra rrin në shpirtin tim e që sot e shfletova në këtë shkrimin tim.
AS UNË NUK E DI SI TË MORI, NUK E DI!
(Nënës sime)
Ta kërkova dorën e hollë, përkedheljen e ngrohtë,
t’i numërova ninullat që mi këndove…
Por–Oh!…
Ti nënëloke i mbylle sytë dhe nuk më fole,
nuk pate zë më
e vetëm kujtimet, lotët e dhimbjen m’i fale përgjithmonë.
Njëqind lutje, njëqind thirrje ti thash, nëna ime,
në asnjerën nuk mu përgjigje,
të thirra, të thirra aty pranë
e ti nuk fole, nuk pate zë…
Nga duart më ike dhe u fike, zemra ime,
gëzimin ma ktheve n lot e dhembje,
shpejt ike e trete të mos kthehesh më
e në shpirtin tim rëndon plagë e rëndë.
Të vodhi tinzisht vdekja dinake
para duarve dhe syve të mi,
nuk munda ta ndal, nënë e dashur,
as unë nuk e di si të mori, nuk e di…
Dhe ende nuk e besoj se nuk të kam
dhe ende nuk e besoj se ke shkuar larg…
Do të kthehesh prap…
(E premte, 15 Dhjetor 1989)