Kush punon dhe angazhohet ka të drejtë të lozë dhe të llastohet, kush nuk punon nuk e ka këtë të drejtë
Ejup Berisha
Vlenë për Ministrat lozonjarë dhe të llastuar në Qeverinë e RMV-së paraprakisht angazhohuni pak dhe punoni dicka në interesin e qytetarëve dhe pastaj lozni futboll dhe basketboll sa të dëshironi dhe sa të mundni. Pra egziston një rregull primar në jetë e ajo prioritet i jep angazhimit dhe punës e pastaj lejon lozjen dhe llastimin. Pra Z.v Kryeministër dhe Ministra punoni dicka djalli e marrtë e mos lozni tërë kohës. Nëse nuk e keni bërë këtë gjë a është fakt që nuk e keni bërë ja dy dekada atëher juve nuk ju ka hije as të qeshni e lereni më që të lozni. Atyre që ju ka hije me të vërtetë lozja dhe llastimi janë funkcionarët shtetëror të Konfederatës së Zvicrrës. Këta në fakt edhe nuk kanë fare kohë që të lozin dhe të llastohen sepse kan shumë punë dhe atë në kohzgjatje prej 24 orësh të plota.
E kur punojnë me këtë tempo atyre nuk ju mbetet jo vetëmse kohë për lozje por as fuqi fizike për tu ngopur me frymë. Në Zvicërr funkcionarëve të rangjeve të ndryshme nga fakti që kanë tepër punë të njëjtëve djersët ju lëvizin nga koka drejt lugut të shpindës e deri te kërkoj falje në shprehje te prapa-ica prandaj ata smunden që të lozin. Këta edhe kur kanë kohë dhe mundësi që të lozin dhe llastohen nuk e bëjnë këtë gjë. Këtu te ne në RMV shihet qartë se Z.v Kryeministri i parë dhe Ministrat e tjerë të BDI-së ishin shumë të freskët e të disponuar për lozje dhe për llastim gjatë tërë kohës por fatkeqsisht jo edhe për punë. Kur jeni të pushueshëm mund të lozni tërë kohës. Dhe kjo lozja e para dy tre ditshme e një pjese të stafit të Qeverisë në Kabinetin e Z.v Kryeministrit të parë përndryshe e dëshmon raportin real jo-serioz të tyre ndaj qytetarëve dhe ndaj obligimeve të punës që i kanë ata si antar të Qeverisë. Si duket të njëjtëve ju kaluan mandatet më tepër në argëtim dhe në lojë e shumë pak në angazhime dhe në punë konkrete.
E lanë shumicën e popullit me valixhe në dorë duke lëvizur drejt qendrave dhe periferive të shteteve të Europës dhe të botës duke e kërkuar egzistencën dhe shpëtimin. Njerëzit e llastuar nuk janë në gjendje dhe të aftë që të bëjnè ndonjë punë dhe angazhim si duhet. E Naimi i madh ka lënë një porosi të vlefshme dhe tepërdomethënëse Punë punë natë e ditë që të shohim pakës dritë, e ne duke na lozur dhe duke na u llastuar tërë kohës funkcionarët shtetëror gjatë kohë jemi në terr e në zi.