Kush është “spiuni” nga Kumanova i përfshirë në rastin Sopot që do propozohet për shef të ASK-së?
Deri në fund të dhjetorit sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ASK-ja do të ketë drejtor të ri. E kjo do të vijë si pasojë e asaj që drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski do tuhet të raportojë për të gjitha procedurat se si ka ardhur deri tek shtetësia oligarki ukrainas kontravers Oleksander Onishçenko.
Siç mëson ekskluzivisht Almakos, i propozuari i kryeministrit Kovaçevski për shef të ri në Agjencinë për Siguri Kombëtare do të jetë profesori për siguri nga Kumanova, Marjan Nikollovski.
Mirëpo siç njihet në opinionin e gjerë Nikollovski si sigurims i DBK-së së atëhershme ishte i përfshirë në rastin “Sopot” ku njerëz të pafajshëm vuajtën burg, dhe prandaj sipas informatave tona, ky propozim i kryeministrit do të kundërshtohet ashpër nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në rastin e montuar “Sopot” të ndodhur në vitin 2003, dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona u dënuan për terrorizëm. Ata u ngarkuan me akuzën se kishin vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë – Sopot.
E ndërkaq, po në këtë rast ka dëshmuar kundër sopotasve Marjan Nikollovski, që pritet të propozohet nga Kovaçevski për “kryespiun” në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, kreu aktual i ASK Dimovski raportoi në seancë të mbyllur të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës. Ai tha se është lokalizuar individi i cili ka nënshkruar mendimin pozitiv për Onishçenkon, por duhet vërtetuar nëse këtë e ka bërë falë një lëshimi, me qëllim ose për interes.
Oleksander Onishçenko u pajis me shtetësi falë vendimit të Qeverisë në maj të këtij viti. Ai ndodhet në listën e zezë amerikane, ndërsa nga Ministria e Brendshme në Ukrainë kërkohet me urdhër arresti për keqpërdorim të 100 milion eurove./Almakos
Personi në foton e mëposhtme sipas burimeve jozyrtare të Almakos pritet të jetë propozimi i Kovaçevskit për shef të ri në ASK.