May 4, 2024
Rajon - Botë

KUSH ËSHTË BASHKIM OSMANI, BOSI QË DYSHOHET SE KA NËN KONTROLL ISH-KREUN E SHËRBIMIT SEKRET KROAT

Bashkim Osmani, bosi i dyshuar i mafias që u shkatërrua të martën nga një megaoperacion policor për pastrim parash, pritet që të ekstradohet në Majorka nga Kroacia javën e ardhshme. Osmani u arrestua në një hotel në Porec si pjesë e operacionit policor që u shtri njëkohësisht në disa shtete.

55-vjeçari është me origjinë nga Kosova. Hoteli ku ai u kap është një prej pronave të tij. Madje siç shkruajnë mediat, baza e Osmanit është një rezidence 5 milionë Euro. Përfaqësuesit e Guarda Civil dhe të Policisë Kombëtare në Spanjë kanë shkuar në Kroaci për të bashkëpunuar për këtë operacion pasi kanë pasur një frikë se mund të kishte rrjedhje informacioni që mund të shkatërronte aksionin.

Sipas mediave spanjolle, Osmani mendohet se ka kontakte në të gjithë Kroacinë, madje se ka nën kontroll edhe në ish-drejtues të shërbimit sekret kroat dhe disa agjentë.

55-vjeçari nuk i rezistoi arrestimit. Ai po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në pritje të ekstradimit. Hetuesit thonë se është e rëndësishme që të dërgohet në Majorka pasi nëse qëndron në Europën Lindore, ai mund të marrë trajtim preferencial në qeli./tvklan.al