April 29, 2024
Kosovë

Kurti uron ShBA-të: Vizioni dhe vlerat e përbashkëta përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e përvjetorit të 247-të të pavarësisë.

Kurti ka thënë se Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë.

Sipas Kurtit, vizioni dhe vlerat e përbashkëta që ajo shpreh, përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona.

Postimi i plotë:

Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!