Kurti uron Natën e Kadrit, thotë se agjëron kur shkon në iftare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar nëse ka agjëruar në këtë muaj të Ramazanit.
“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet”, tha Kurti.
Ai u përgjigj pasi mori pjesë në iftarin e shtruar nga imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në lagjen e Spitalit.
“Sonte është edhe Nata e Kadrit, vlerë e veçantë sa i përket besimit, përkushtimit por gjithashtu besimit e paqes. Unë uroj që Zoti të pranoj lutjet dhe agjërimin tuaj dhe mirësia që e keni dhënë”, u shpreh Kurti për Ekonomia Online.
“Muaji i Ramazanit, është muaj i sakrificës e cila na mëson që të përkushtohemi. Sivjet Bajrami i Madh bie të premten, pra të xhumanë. Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, tha Kurti, në një fjalë të shkurtër, gjatë iftarit.