May 5, 2024
Kosovë

Kurti uron kancelarin e ri gjerman dhe falënderon kancelaren Merkel për lidershipin në Evropë dhe botë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kancelaren gjermane Angele Merkel me rastin e përfundimit të mandatit të saj në krye të Qeverisë gjermane dhe e ka uruar kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri Kurti ka thënë se “sot i themi lamtumirë dhe faleminderit kancelares Merkel për lidershipin në Evropë dhe botë”.

“Një mirëseardhje e përzemërt kancelarit të ri, socialdemokratit me të cilin pres të promovojmë demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.