Kurti porosi Qeverisë së RMV-së: Mbajeni larg Serbinë, qëndroni më afër Kosovës dhe Shqipërisë
Albin Kurti gjatë fjalimit të tij sonte në Tetovë i dërgon edhe disa porosi Qeverisë së RMV-së dhe kryeministrit Kovaçevski që ti qëndrojë më afër Kosovës, Shqipërisë e Bullgarisë kurse ti largohet Serbisë sepse ajo ende vazhdon me avazin e vjetër hapat e Millosheviqit.
“Maqedonia e Veriut sa më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa ma larg Serbisë e cila nuk po distancohet as nga Millosheviçi e as nga Putini, do të jetë aq më afër anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë dhe do ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.