Kurti: Policia nuk tërhiqet para bandave, ndërtesat e komunave janë të kryetarëve e jo të kriminelëve
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie, njëherit Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për komunat veriore të Kosovës, derisa theksoi se vendi është 2në një fazë të rëndësishme kur luftimi i krimit dhe korrupsionit në veri ka përjetuar një reaksion kundër institucioneve të shtetit”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Jemi në fazë të rëndesishme kur luftimi i krimit dhe korrupsionit në veri ka përjetuar një reaksion kundër institucioneve e shtetit, mirëpo policia jonë, organet e sigurisë e qeveria e partnerët ndërkombëtarë. Janë të bashkërenduar që rendi e ligji të vlejnë për të gjithë dhe te drejtat te garantohen ndaj secilit. U mbajten zgjedhjet me 23 prill te cilat pa pjesëmarrjen e partive politike, të cilat priteshin se do te merrnin pjesë por të gjithë e mbajnë mend se me 5 nëntor pati përpjekje të shembet sistemi yne shtetëror kur u bë doreheqje kolektive e policëve e kryetarëve të komunave, prokurorëve, e gjyqtarëve, por kjo përpjekje dështoi, tash atje ka me shumë policë dhe jo vetëm kaq, zgjedhjet u mbajtën se ata qe i brakstisen bënë thirrje e kërcenuan ata që deshironin të merrnin pjesë në to”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë ka thënë se ndërtesat komunale në veri nuk janë vetëm të një etnie.
“Ndërtesa e komunës duhet të jetë për kryetaret e ata kudo punojnë, nëse jo ne zyrën e komunës per shkak të ekstremisteve të dhunshëm ne duhet ta kemi aty njesinë speciale që e mbron kryetarin e komunës. Në ndërtesat e komunës janë të Republikës dhe nuk mund të jenë të ndara sipas përkatesise etnike, nuk ka asnjë ndërtese publike e qeveritare në Kosovë ku mund të hyjë vetëm një etni”, tha Kryeministri Kurti.
Ai gjithashtu theksoi se Kosova qëndron prapa ShBA-së dhe BE-së dhe se Qeveria është aleat i pakomromis i tyre, ndërsa përsëriti kërkesat lidhur me zvogëlimin e policisë në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kosova i qendron pas ShBA-së dhe BE-së në tërë kuptimin e fjalës e politike per një të ardhshme pa luftë e barazinë e njerëzve. Qeveria është aleat i pakompomise i SHBA dhe BE. Rruga përpara per de-eskalim dhe normalizim nënkupton ndalimin e menjëhershëm të dhunes nga bandat kriminale para komunes, policisë ushtarëve të NATO-s e gazetareve e kryetarëve, në perputhje me situaten e sigurisë dhe largimin e ketyre bandave, prania e policisë së Kosovës do të mund të zvogëlohej në mënyre proporcionale.
Dialogu për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike te 27 shkurtit dhe aneksit të zbatimit te 18 marsit në Oher duhet të intensifikohet pasi kemi nevojë për sekuencim të balancuar. Marrveshjen jo vetëm që e kemi pranuar te dyja vendet por është pjesë e konkluzioneve të Keshillit Evropian. Zgjedhjet e hershme në kater komunat veriore për të siguruar përfaqësim, por deri atëherë kryetarët e ligjshëm do të ushtrojnë funksionin e tyre pa pengim. Zgjedhjet te jeni të lira e demokratike pa kërcënime e banda kriminale”, shtoi kryeministri i vendit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kosova e ka nisur udhën e saj prej një pozite të pafavorshme e do na duhet shume pune. Por jam e sigurt që ne do te dalim me sukses. S’ka sukses që arrihet pa vështirësi, por po të na pëlqente rehatia nuk do të ishim aktivist, jemi rehat me mos rehati. Jemi të shqetësuar e të brengosur, mirëpo ne nuk shqetësohemi pse shqetësohemi dhe as nuk brengosemi pse brengosemi, dhe kurrë nuk frikësohemi”, përfundoi Kurti./Reporteri.net/