Maqedoni

Kurti: Po vjen liberalizimi i vizave pas një pritje të gjatë dhe të vështirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter se ka qenë e gjatë dhe e vështirë pritja për liberalizimin e vizave. Ai ka veçuar punën e dy viteve të fundit për kërë rezultat.

Ai ka thënë se liberalizimi i vizave tashmë është në horizont.

Sot Qeveria e Kosovës ka nisur kampanjën e informimit për liberalizimin e vizave që për kosovarët do të nis më 1 janar 2023.

”Pas një pritje të gjatë dhe shumë punë të vështirë, p.sh. gjatë 2 viteve të fundit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës më në fund po vjen më 1 janar. Sot, së bashku me partnerët tanë, filluam një fushatë informuese mbi rregullat e udhëtimit pa viza, për të përgatitur qytetarët tanë për atë që është në horizont”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express