Kurti mirëpret vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave të Kosovës: Asaj sa vjen e po i shtohet vlera
Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin që Spanja të njohë pasaportat e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ai përmes një postimi në “Instagram” ka thënë se vlera po i rritet pasaportës së Kosovës dhe shtetit.
“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja i është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, tha Kurti.