Kosovë

Kurti e Rama pas një kohe të gjatë do bëhen ‘bashkë’ në një samit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë në Slloveni në 28 dhe 29 gusht, i ftuar në Forumin Strategjik Bled. Praninë e tij në këtë forum e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Të dy do të jenë folës në panelet e forumit dy ditor që zhvillohet në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit.

Ky forum do të mundësojë ndoshta një takim mes Ramës dhe Kurtit pas krisjes që erdhi si pasojë e anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive nga ana e kryeministrit Edi Rama që ishte parashikuar të mbahej më 14 Qershor në Gjakovë. Gjithashtu ndikuan edhe kritikat publike të Ramës ndaj qeverisë në Prishtinë në lidhje me përplasjet me Serbinë për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.