April 29, 2024
Maqedoni

I riu 20 vjeçar godet për vdekje këmbësorin në autostradën Shkup-Kumanovë

Një 20-vjeçar nga Shkupi, me vendbanim të përkohshëm në Zvicër ka goditur për vdekje me veturë një 54-vjeçar. Nga MPB thonë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Shkup-Kumanovë.
“Me datë 18.08.2023 në ora 20:43 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë në dalje nga Shkupi, XH.I.(20) nga Shkupi, me vendbanim në Zvicër, me automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa zvicerane ka goditur këmbësorin G.S.(54) nga fshati Pçinja i Kumanovës, me çka e ka lënë veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga plagët e marra këmbësori G.S. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij”, thonë mes tjerash nga MPB.