June 24, 2024
Shqipëri

Kurti e Rama bëhen bashkë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

Ceremonia zyrtare për shënimin e 28 nëntorit në qytetin e Vlorës, ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij Albin Kurti.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Pjesë e ceremonisë ishte ngritja e flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit. /Telegrafi/

Kujtojmë se ditën e sotme Shqipëria shënon 111 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, nga e cila ishte e pushtuar për rreth 500 vite. /Telegrafi/