May 5, 2024
Maqedoni

Kurti dhe Abazoviq sot në Shkup

Sot në Shkup vjen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Së bashku me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ata do të marin pjesë në Forumin e Dytë Ekonomik të Shkupit, në organizim të Delfi Forumit Ekonomik dhe Asociacionin Grek të Bizneseve, transmeton Lideri.mk.

Në forum fjalim fillimisht do të mbajë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pastaj kryeministri kosovar Albin Kurti dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Video paraqitje në Forum do të ketë edhe Komesari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi.