Kurbani nuk trashet në ditën e fundit të Ramazanit por shumë kohë më herët
Ejup Berisha
BDI për 6 muaj që ndrimi në opozitë po mundohet që ti rregullon apo dhe ti zgjidh të gjitha problemet dhe vështërsitë tona si shqiptar këtu në RMV. Edhe pse këto gjëra ajo nuk i ka bërë sa ishte në pushtet por e njëjta po mundohet që ti bën tani kur është
në opozitë. E mu këto punë që i premton ajo se do ti bën është dashur që
ti bën kohë më par. Dhe sa ishte në pushtet BDI sillej sikurse të ishte në opozitë e tani kur ndodhet në opozitë e njëjta po sillet sikurse të ishte në pushtet. BDI kohëve të fundit është vënë në lë
vizje apo në akcion por fatkeqësisht në kohë dhe në pozicion të gabuar. Ka pasur kohë ky subjekt politik që të mendon dhe vepron më ndryshe e kjo ka qenë koha sa ajo ishte në pushtet fjalën e kamë gjatë 21 viteve të kaluara. Këto që
shtje që po mundohet ti zgjidh tani BDI në shpejtësi marramendëse ajo ka mundur ti zgjidh gjatë kohës sa ishte në pushtet e jo tani. Në këtë kohë dhe në pozicionin ku ndodhet tani BDI pra në opozitë udhëheqësit e saj duhet ta kuptojnë se ka Parti tjera shqiptare të cilat duhet dhe po merren me bërjen e punëve dhe projekteve të cilat është dashur që ti bën dhe ti përfundon BDI. Pra përsëris janë
këto Partitë e koalicionit qeveritar VLEN të cilat janë në pushtet dhe këto e kanë legjitimitetin e shqiptarëve e jo BDI. Pra tani subjekti opozitar shqiptar duhet të merret me punët dhe me aktivitetet me të cilat duhet të merret një Parti e cila ndodhet në opozitë e jo me ato që nuk i takojnë një subjekti të tillë. Kurbani nuk trashet në ditën e fundit të Ramazanit apo siç thonë pjestarët e fesë Islame në ditën e Arifes e BDI mu këtë punë po mundohet që ta bën tani. Në një shkrim timin autorial të shkruar disa vite më herët kamë thënë se nëse doni ti shihni Partitë shqiptare këtu te ne në akcion dhe duke punuar me të vërtetë këto duhet lënë përher në opozitë e jo në pushtet. Kjo për faktin se të njëjtat janë më të frytshme dhe më produktive sa ndodhen në këtë pozicion politik sesa kur ato janë në pushtet. Dhe kjo gjë po vërtetohet dita ditës se është një konstatim shumë i vërtetë dhe i saktë i imi.