Kumanovë, MPB-ja promovon sistemin “merre numrin”
Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Stefan Andonovski, të enjten në Kumanovë kanë promovuar sistemin “Merre numrin”. Ky sistem prej sot është vënë në funksion dhe ka për qëllim vënien e rendit gjatë fotografimit të palëve për dokumente personale.
“Me këtë masë do t’u jepet fund turmave, kohës së pritjes së qytetarëve para sporteleve. Me këtë dukshëm do të ulet koha e pritjes dhe qytetarët do të mund të vijnë te dokumentet e tyre personale në kushte normale. Ndryshe numrin e terminit të qytetarëve, të cilët duhet të aplikojnë e të cilët i kemi të caktuar në ueb faqen tonë arrijnë në 300.000. Kur bëhet fjalë për numër kaq të madh të termineve, realisht është e vështirë, por megjithatë gjithçka japim prej vetes.”, – theksoi ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.
“Sistemi fillimisht i evidenton qytetarët të cilët kanë caktuar termin nëpërmjet telefonit apo rrugës elektronike, kurse pas tyre do të vijnë qytetarët të cilët caktojnë termin në sportel dhe do të marrin numër.”, u shpreh zëvendësministri plotësues i MShIA-së, Stefan Andonovski.
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës është duke përgatitur edhe sistem për verifikimin e dokumenteve të gatshme personale në Shkup, si dhe dërgimin e sms porosive, siç është rasti me pasaportat, transmeton TVM2.