BallinaMaqedoni

Kumanovë, “Kolla e Mirë”, vazhdon të rritet numri i të prekurve

Në rajonin Veri-lindor, respektivisht, komunat e Kumanovës, Likovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Rankovcit e Nagoricit të Vjetër, gjendja me të prekurit nga “Pertusis” apo “Kolla e Mirë”, vazhdon të jetë shqetsuese.

Sipas njoftimeve që po arrijnë nga Qendra për Shëndet Publik në qytetin e Kumanovës, shifrat tregojnë se kemi rritje të vazhdueshme të rasteve të reja edhe atë jo vetëm tek fëmijët por edhe tek të rriturit. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Shëndet Publik në qytetin e Kumanovës bëhet e ditur se në rajonin Veri-lindorë janë regjistruar 34 raste me “Pertusis”, edhe atë 27 raste vetëm në qytetin e Kumanovës, në Likovë, 2 në Kratovë 3, si dhe 2 në Kriva Pallankë. Informacionet gjithashtu na bëjnë të ditur se nga dita e Hënë pritet të ndryshojnë shifrat ku pritet rritje e numrit të të prekurve.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë poashtu njoftojnë se si shkak i rritjes së numrit të të prekurve nga “Pertusis”, në rajonin e Kumanovës është shpallur gjendje e epidemisë.

Sa i përket moshës së të prekurve nga “Pertusis”, janë një foshnje 4 mujashe e deri tek më i moshuari i moshës 60 vjeçar.

Me qëllim të parandalimit “Pertusisis”, në lokalet e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë po vazhdon pa ndërprerë vaksinimi i fëmijëve me vaksinat sipas kalendarit për vaksinim. Si pasojë e numrit dhe fluksit shtuar për t’u vaksinuar, Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë po punon në dy turne edhe atë nga ora 7:00 e deri në ora 19:00. Nga këtu vazhdojnë pa ndërprerë thirrjet dhe apelet që sa më shumë t’i përmbahen kalendarit për vaksinim dhe të gjithë ata prindër që marrin thirrje për vaksinimin e të vegjëlve të tyre ta kryjnë këtë proces me kohë./TVM2