Maqedoni

Kumanovari me plis në kokë në konferencë ndërkombëtare në Gjermani, reagojnë serbët: “Provokacija!” (Video)

Në Bon të Gjermanisë po zhvillohet konferenca e reegullt e Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) me prezencë të seksioneve të veta nga mbarë bota.

Në këtë konferencë po mer pjesë edhe veprimtari kumanovar, Idriz Sinani, ndryshe koordinator i IGFM për Ballkan.

Ai është futur në sallën e konferencës me plis në kokë, duke hasur në duartrokitje nga pjesa më e madhe e delegatëve.

Por ndaj kësaj kanë reaguar disa portale serbe duke e quajtur: “Provokacija”, raporton Lideri.mk nga Boni i Gjermanisë ku po zhvillohet kjo konferencë.

Kurse Sinani thotë se pjesëmarrja e tij në këtë konferencë me plis në kokë nuk ka për qëllim të provokojë dikë.

“Qëllimi është të afirmoj shqiptarizmin kudo që janë shkoj. E nëse dikush ndjehet i provokuar për këtë shkak, është problemi I tij”, tha Sinani për Lideri.mk.

Konferenca vazhdon punimet edhe në ditën e dytë të saj, me tema nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut në mbarë botën dhe ndihmat humanitare për rajonet e prekura nga kriza të ndryshme.

Video në këtë Link: https://fb.watch/k4EKoIYaMQ/?mibextid=cr9u03