Kumanovari gjuan veten me plumb duke e pastruar pistoletën
Dje, në ora 19:24, një banor i Kumanovës me iniciale S.C. (48), duke pastruar pistoletën e tij, është vetëlënduar, qëndron në raportin policor.
“Duke pastruar pistoletën e tij, ka gjuajtur me plumb dhe është lënduar, pas çfarë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për të marrë mjekim”, qëndron në raport, transmeton TV21.