Kumanovari gabimisht e ka plagosur gruan me pushkë
Një kumanovar ka njoftuar dje policinë se një ditë më parë në fshatin Vojnik të Kumanovës, para një shtëpie në pronësi të shokut të tij, ka plagosur gruan e tij, e cila ka përfunduar në spital, shjruan Fokus.
“Më datë 30.04.2023 në Stacionin Policor Kumanovë D.Zh.(26) ka raportuar se me datë 29.04.2023 përballë një shtëpie në fshatin Vojnik të Kumanovës në pronësi të shokut të tij nga pakujdesia siç thuhet në denoncim, gjatë përdorimit të një pushke ajrore, ka qëlluar me ‘diabolon’ dhe e ka lënduar në dorë bashkëshorten e tij B.Z. Asaj i është ofruar ndihma mjekësore në spitalin “8 Shtatori” në Shkup”, njoftoi MPB.
Policia po mer masa për ndriçimin e plotë të rastit. (Lideri.mk)