Maqedoni

Kumanova dhe Likova kanë grumbulluar 40 mijë euro për Turqinë dhe Sirinë

Muftinia e Kumanovës ka grumbulluar rreth 40 mijë euro mjete ndihmë për popullatën e Turqisë dhe Sirisë, që pësoi nga tërmeti.

Në këtë mënyrë, Muftinia e Kumanovës radhitet e katërta në Maqedoninë e Veriut për ndihmat e grumbulluara, pas asaj të Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit.

Ndryshe kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu ka njoftuar se ky institucion fetar ka siguruar gjithsej 512.123 euro, mjete të cilat do t’i dhurohen Turqisë dhe Sirisë për të sanuar dëmet nga tërmetet shkatërruese.

“Ju jemi mirënjohës të gjitha muftinive të BFI, muftinjëve, drejtorëve të sektorëve, mutevelive, imamēve dhe të gjithē besimtarëve. Mjetet materiale dorëzohen në llogarinë bankare të Dijanetit të Republikës së Turkiyes”.

“Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me një delegacion në emër të BFI dhe besimtarëve së shpejti do të vizitojë Kryetarin e Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash për të ndarë dhimbjen së bashku. Zoti ju bekoftë”, njoftoi Fetahu në profilin e tij në Facebook.