May 3, 2024
Kolumna

Kujt po ia shesin të pavërtetat

Shkruan: Nehat Jahiu

Në këtë rrëfim të radhës do të shkruajmë disa të dhëna që na i rrëfeu L. Arnori-Orizarja. Ai në këtë rast flet për ca “atdhetarë”, e “patriotë” të vetëshpallur të cilët ka shumë kohë që nuk ndalen duke na treguar atdhetarizëm nëpër kafene, rrugëve etj. Në vazhdim, ai do të na bëjë të qartë, se unë asnjëherë nuk kam dëgjuar ose lexuar që atdhetar ose patriot mund të jetë dikush i cili nuk ka bërë asnjë vepër atdhetare, në çfarëdo mënyre qoftë ai atdhetarizëm. Atdhetar nuk e di se mund të pagëzohet ai i cili gjatë tërë jetës së tij nuk ka dhënë kontributin më të vogël në interes të kombit, atdheut dhe lirisë së popullit të tij. Atdhetarizmi dhe patriotizmi nuk tregohen vetëm duke luftuar me pushkë në dorë. Çdo kontribut i dhënë në interes të atdheut dhe popullit të tij është patriotizëm. Në vazhdim ai rrëfen: Si mund t`i quaj unë atdhetarë ata (ato) të cilët nuk kontribuojnë asnjë gjë për idealin shqiptar, pos për interesat e tyre personale, familjare, grupore, klanore etj. Ajo që më së shumti e brengos L. Arnorin është, se si nuk iu vjen turp disave që atdhetarëve të vërtetë ju tregojnë atdhetarizëm, ata të cilët kurrë nuk kanë bërë një vepër në interes të atdheut, popullit dhe kombit të tyre duke shitur gogla për dushk nëpër çajtore, tubime partiake, ekrane televizive etj. Kjo është për t`u habitur kur t`i dëgjosh të tillë njerëz, që atdhetarëve të vërtetë iu tregojnë se çfarë është atdhetarizmi? Në vazhdim L. Arnori rrëfen duke thënë: po si nuk kanë fije turpi të tilla fytyra? Unë habitem edhe me shumë individë që mu të tillët i shpallin patriotë.
Ky është turp iturpit. Unë asnjëherë nuk kam pranuar dhe nuk do të pranoj që pseudoatdhetarët, pseudopatriotët, karrieristët dhe servilët të më mashtrojnë. Për mua individë të tillë nuk mund të më shesin të pavërtetën, sepse unë nuk i besoj. Le të ua shesin atyre që i blejnë, thotë në fund L. Arnori ish-ushtari i UÇK-së,me plagë në trup.