May 18, 2024
Maqedoni

Kujdes: Tetovari që masakroi nënën me sëpatë është në liri, ka ikur nga spitali psikiatrik (VIDEO)

Tetova u trondit një mëngjes të muajit prill të vitit të kaluar pas lajmit tragjik, kur një 45 vjeçar me inicialet U.D. nga fshati Sellcë me sëpatë i preu kokën nënës së tij 73 vjeçare.

Siç mëson TetovaSot, 45 vjeçari nga Sellca një vit pasi kreu vrasjen makabre ka ikur nga spitali psikiatrik në Shkup, rasti është paraqitur në policinë e Karposhit.

Sipas informacioneve që i posedon redaksia e portalit TetovaSot, nga një qytetar i afërm për TS ka theksuar se U.D ka ikur nga spitali psikatrik më 25 mars./TS