May 4, 2024
Maqedoni

Kujdes – Dollarë të falsifikuara qarkullojnë nëpër Tetovë!

Tridhjetë e shtat vjeçari Z.S. nga Bërvenica e Tetovës, i punësuar në një kazino në Zherovjan të Tetovës, dje në ora 15:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se një natë më parë rreth orës 22:15 në kazino kanë hyrë dy persona dhe kanë shkëmbyer 1200 dollarë në kartëmonedha prej 100 dollarësh, përcjell Flaka.

“Pak më vonë, në kazino ata kanë konstatuar se kartëmonedhat kishin qenë të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar”, njoftuan nga Policia e Tetovës.