September 18, 2024
Maqedoni

Kuadro të shumta nga Kumanova sonte iu bashkuan ASH-së, krahu i Taravarit

Sonte në Kumanovë, së bashku me nënkryetarin Gëzim Kadriu, koordinatoren e Asamblesë së Gruas, znj. Elfete Ismaili, zëvendës kryeministrin Arben Fetai, sekretarin organizativ Gadaf Uzairi, si dhe me kordinatorin e degës Huzeir Mustafi, mirëpritëm gratë dhe vajzat që kanë vendosur t”i bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët.
Shumë profesioniste të fushave të ndryshme, si: mjeke, mësuese, profesoresha, infermiere etj, do të jenë një vlerë e shtuar e Aleancës për Shqiptarët, i cili subjekt politik do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura për ata që kanë kapacitete intelektuale dhe kanë vullnetin për të dhënë kontributin e tyre për të mirën e shoqërisë.
Mirësevini dhe na priftë e mbara!/Arben Taravari