May 16, 2024
Maqedoni

Kuadri i Ali Ahmetit thotë se ASH dhe Alternativa janë nën hijen e VMRO-DPMNE-së!

Opozita shqiptare, ASH-Alternativa është e shqetësuar që nuk po munden assesi të arsyetojnë para elektoratit shqiptar koalicionimin e tyre me VMRO-në. Kështu ka theksuar Agim Nuhiu (kuadër i BDI-së së Ali Ahmetit) në një emision debativ në Euronews Albani kushtuar zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Nuhiu mes tjerash në këtë emision ka folur edhe për programin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe zhvillimin e deritanishëm të fushatës.

“Në fillim do të dua dhe të mohoj gjithë këtë akuzë emocionale të z.Snopçe dhe ne e kuptojmë për faktin se janë të shqetësuar se nuk mund të arsyetojnë për para opinionit të gjerë koalicionet jo natyrore me VMRO-DPMNE,

partinë e ish kryeministrit Gruevski dhe sigurisht nuk mund ta arsyetojnë qëndrimin dhe ngritjen në këmbë të kandidatëve për kryetar të komunës në Gostivar dhe gjithandej ku edhe kandidojnë përpara himnit të VMRO-DPMNE”, ka deklaruar Nuhiu për Euronews.