Kthesë e papritur, Grubi grumbullon më shumë përkrahës se “Grupi i Zjarrit” në Çair (Video)
Prania masive e aktivistëve të këshillit vendor “6 Nëntori” sot në Teatrin Kombëtar në Shkup konfirmoi përkrahjen e palëkundur që ka lideri ynë Ali Ahmeti në çdo cep të Çairit për t’i prirë rrugës drejt Europës dhe jetës më cilësore, deklaroi sonte zv/kryeministri Artan Grubi.
“Ai na fton të bëhemi bashkë që të ngadhënjejë misioni i së ardhmes përparimtare, që të vazhdojmë të jemi faktor siç kemi qenë deri më tani në rrugën e progresit.
Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë çdo aktivisti dhe udhëheqësisë së KV “6 Nëntori” për organizimin e shkëlqyeshëm.
Thirrja jonë e përbashkët është bashkimi rreth idealit kombëtar dhe europian të Ali Ahmetit”, theksoi Grubi.
Përkrahësit e krahut “Ahmetist” thonë se në kuadër të një keshilli vendor kanë grumbulluar më shumë përkrahës se “Grupi i Zjarrit” në nivel të komunës së Çairit, duke shtuar se kjo tregon kthesë të madhe në favorin e tyre.
Videon e tubimit mund ta përcillni në këtë LINK.