Kthehet Covid 19 në Maqedoni, 415 raste gjatë muajit qershor, ja çfarë simptomash ka!
Gjatë muajit qershor, nga 415 persona të testuar, janë raportuar gjithsej 25 raste me Kovid 19, njofton Instituti për Shëndet Publik nga ku bëjnë të ditur se në krahasim me muajin maj është rritur dyfish numri i të infektuarve me Kovid 19. Sipas mjekëve, incidenca më e lartë është vërejtur në Ohër, ndërsa gjatë verës kemi përhapje më të madhe të virusit, sepse kemi edhe lëvizje të madhe të qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.
“Për dallim prej sezoneve të kaluara është ulur paniku i cili ka qenë i pranishëm, në ambulanca ka shifër normale të të prekurve me Kovid 19, por të cilat paraqesin simptomatologji të ndryshme. Në Klinikën Infektive ka një rritje të pacientëve të prekur me Kovid 19, por kemi edhe simptomatologji të ndryshme, një pjesë e simptomave përfshinë traktin respirator, ndërsa të tjerat traktin gastrointestinal.”, – deklaroi mjeku, Bojan Trajkovski.
Sipas Trajanovskit, rrallë pacientët udhëzohen për analiza të mëtejshme dhe kjo ndodh vetëm nëse pacienti shpreh dëshirë që të testohet. Numri i të infektuarve me Kovid 19 pritet të rritet tek qytetet që janë destinacione turistike.
“Këtu përfshihen Ohri, Dojrani, priten edhe rezultate pozitive nga pushuesit që vijnë nga Greqia, do u bëja thirrje të prekurve me Kovid 19 që të mos reagojnë vrullshëm, por të mos përzihen me njerëz të tjerë dhe të kenë kujdes të shtuar pacientët me sëmundje kronike, që gjatë temperaturave të larta të shmangin turmat dhe të jenë në njëfarë mënyrë të izoluar.”, – theksoi mjeku, Bojar Trajkovski.
Edhe përskaj rritjes së të prekurve me Kovid 19, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka regjistruar asnjë pacient që ka humbur jetën si pasojë e Kovid 19.