Maqedoni

KSI: Virusi përhapet me shpejtësi te nxënësit nga mosha 6-14 vjeçare

Moshat nga 6-14 vjeçare rezultojnë si më të prekura nga virusi korona, thonë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse bazuar në analizën e fundit javore të Institutit të Shëndetit Publik, shkruan Alsat.

Megjithatë kreu i KSI-së thotë se gjendja nuk është shqetësuese dhe se rekomandimi për mësim me prani fizike mbetet në fuqi.

Por KSI nuk përjashton mundësinë për mësim online derisa gjendja bëhet alarmante brenda një periudhe të shkurtër.

“Apelojmë deri te të gjithë prindërit si dhe nxënësit që testimin ndaj Kovid ta marrin si dicka që duhet t’i përgjigjen dhe për këtë qëllim hapin disa pika shtesë për testim. Psh në Shkup nga sot janë punkti në Gjirce Petrov, Idadija dhe Bit Pazar aktive për termine për testim dhe në këto pika mund të caktohen termine përmes mjekut amë. Shtesë planifikojmë të hapim pika edhe në punktet ekzistuese gjatë pandemisë si në Shkup ashtu dhe në gjithë Maqedoninë, ato janë në Qendrat për Shëndet Publik me qëllim që atë afatin e gjatë për caktim terminesh të mund ta shkurtojmë”, tha Aleksandar Petlickovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Skriningu I nxënësve nëpër shkolla pritet të fillojë në afat sa më të shpejtë, ndërsa parashihet që në të të marrin pjesë rreth 2000 nxënës të cilët do të testohen nëpër qendrat e shëndetit publik dhe jo në shkolla siç ndodhi gjatë skriningut të disa muajve më parë.

“Qëllimi i skriningut është që mos të bëhet vetëm në komunat ku ka numër më të lartë të të infektuarve por të jetë proces reprezentativ për gjithë shtetin. Metodologjia e skriningut është verifikuar, numri I nxënësve të cilët planifikojmë t’i testojmë nuk do duhej të ishte më I madh se 2000 nxënës dhe konsiderojmë se afati kur duhet të mbarojnë gjithë procedurat e skriningut nuk duhej të ishte më i gjatë se 1 javë”, u shpreh Zllate Mehmedoviq, Zëdhënës i Komisinonit për sëmundje ngjitëse.

Gjatë mbledhjes së sotme të KSI-së anëtarët kishin analizuar edhe vdekshmërinë e pacientëve si pasojë e Kovid19 për javën e fundit.

Të gjithë analizat tregojnë se numri më I madh I viktimave janë persona të pa vaksinuar, apo të vaksinuar me dy doza por që kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Në bazë të kësaj autoritetet shëndetësore rekomandojnë fuqishëm marrjen e dozës së tretë booster si mbrojtje e theksuar ndaj infeksionit./