Maqedoni

KSHZ: Rivotime në disa vendvotime në Ohër dhe Krushevë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka anuluar votimin në tri vendvotime të tjera. Veç kundërshtimit të koalicionit VLEN për vendvotimin 2101 në Zhelinë, janë pranuar kundërshtimet për vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit, vendvotimin 1194 dhe 1202, të dyja në Krushevë, pas ankesave të dorëzuara nga Koalicioni “Maqedonia juaj”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Siç theksoi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, pas numërimit në vendvotimin 1272 në Ohër, është konstatuar se procesverbali nuk është plotësuar saktë.

Nënkryetarja e KShZ-së Ditmire Shehu votoi “kundër”, duke treguar se numri i votuesve përkon me numrin e nënshkrimeve.