May 3, 2024
Maqedoni

KShZ, nesër skadon afati për listat e deputetëve

Nesër skadon afati për dorëzimin e listave të deputetëve në KShZ, ndërsa të mërkurën partitë do të nënshkruajnë deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike. Nesër në mesnatë mbaron afati për promovimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 parlamentare. Deri në këto momente asnjë parti politike nuk ka dorëzuar në formë zyrtare listat e tyre të kandidatëve për deputetë, por tradicionalisht këtë gjë partitë politike e bëjnë ditën e fundit, thonë nga KShZ-ja.
Gjatë fundjavës së kaluar koalicioni për “Ardhmërinë Evropiane” e udhëhequr nga koalicioni i LSDM-së, “Maqedonia e juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja, si dhe  Lëvizja “ E di” kanë promovuar listat e tyre për deputetë.
Të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, partitë politike do të nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes. Nënshkrimi i deklaratës është një ngjarje tradicional i organizuar nga Instituti i Ohrit që nga viti 2014 dhe mbahet para çdo zgjedhje. Kjo deklaratë do të nënshkruhet nga kryetarët dhe anëtarët e  partive politike, transmeton TVM2.