KShZ, në rrjedhë afati i ankesave në KShZ
Rezultatet e djeshme nga rivotimi në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore sollën rezultate të reja në përbërjen parlamentare të partive politike në KShZ.
Ndryshime pësuan vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore në Zhelinë, ku një mandat që paraprakisht e kishte “Fronti Evropian” ka kaluar tek koalicioni VLEN. Me këtë rast, me mandate barazohen LSDM-ja me koalicionet dhe “Fronti Evropian”, gjegjësisht të dy koalicionet kanë nga 18 deputetë.
Kjo ka ndikim në statusin e dy partive, në marrjen eventuale të mandatit për formimin e qeverisë, në zgjedhjen e përfaqësuesve në KShZ dhe në ulëset në komisionet në Kuvend.
Tani do të ketë garë mes LSDM-së dhe BDI-së se nga cila parti do të dalë kryetari i ardhshëm i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili propozohet nga partia opozitare, që ka fituar më shumë vota. Ka dilemë se cila parti do të emërojë kryetarin e Komisionit Anketues për Mbrojtjen e Lirive të Qytetarëve dhe Komisionit për Financim dhe Buxhet.
Në Rregullore nuk ka asnjë interpretim të llojit me më shumë vota të fituara, por vetëm një dispozitë e “radha e deputetëve të opozitës”. Lidhur me rezultatin e djeshëm zgjedhor të rivotimit kanë filluar të rrjedhin afatet për ankesat e partive politike në KShZ.
“Tani më po rrjedhin afatet ku parashtruesit e listave për kandidatë do të mund të paraqesin ankesa deri te KShZ-ja, edhe atë dy lloje të ankesave: ankesa për procedurën e votimit dhe ankesa për procedurën e mbledhjes dhe përcaktimin e rezultateve. Afati për dorëzimin e ankesave është deri nesër në orën 19:00 për, ndërsa afati për ankesat që kanë të bëjnë me procedurën e mbledhjes dhe vërtetimit të rezultateve është gjithashtu deri nesër në ora 22:00. Deri në këto momente në KShZ nuk ka arritur asnjë ankesë.”, – deklaroi zëdhënësja e KShZ-së, Lupka Gugurçevska.
Pas rivotimit të djeshëm në shtatë vendvotime, në njësinë e pestë dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore, VMRO-DPMNE-ja ka 58 deputetë; LSDM-ja 18; “Fronti Evropian” 18; VLEN-i ka 14 deputetë dhe “E Majta” dhe “E di” nga 6 deputetë.