Kryetarja Ardita Sinani e vendosi Flamurin Kombëtar në zemër të Preshevës
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin kuq e zi në objektin e komunës.
Ajo ka shpërndarë një video nga momenti i vendosjes së flamurit, derisa uron shqiptarët për festën e flamurit, transmeton Telegrafi.
28 Nëntori, po festohet gjithandej ku ka shqiptarë, ku edhe janë organizuar aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj feste.