Kryetari i PDE-së: Edhe pushteti, edhe opozita janë njësoj fajtorë për kritikat e KE-së në raport
Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, ishte i ftuari i radhës në emision “Intervistë në Shenja”. Duke komentuar raportin e progresit të vendit nga Komisioni Evropian, Hoxha tha se po aq sa është fajtore qeveria aktuale për raportin, po aq është fajtore opozita maqedonase, pasi siç thotë ai, opozita për një arsye banale është duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese.
ARJANIT HOXHA, KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE EVROPIANE
“Për ta hapur rrugëtimin, ne tash jemi në një fazë, në tavolin kemi një ofertë, nuk flasim se kur do të integrohet vendi në BE, flasim që çelsi na është dhënë në tavolinë dhe urdhëroni hapeni derën që të filloni negociatat dhe kushti për ti nisur këta negociata është vendosja e një bashkësie etnike në kushtetut apo në preambul dhe kjo nuk i humbë asgjë maqedonasit, nuk i humbë asgjë shqiptarëve dhe nuk ju jep asnjë benifit shqiptarëve, në aspektin politik”
Në këtë emision Arjanit Hoxha ka lëshuar kritika edhe për opozitën shqiptare. Sipas tij, Lëvizja Evropiane për Ndryshim, 50% të komunikatave i kanë të shkruara në shtabin e VMRO-së. Madje ai tha se të njejtit do të përçahen menjëherë pas zgjedhjeve për interese personale, sepse siç thot kryetari i Partisë Evropiane për Ndryshim, aty gjithçka ka, vetëm ideal nuk ka.
Ndërkaq, në lidhje me zgjedhjet që do të mbahet vitin e ardhshëm, Hoxha nuk përjashtoi mundësin që partia që drejton ai të bëj koalicion me Aleancën për Shqiptarët dhe me BDI-në.