Maqedoni

Kryetari i një komune në Maqedoni i bleu makinë gruas në vlerë 250 mijë euro!

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev i ka blerë një makinë të re bashkëshortes së tij Veselka dhe “Range Roveri” i ri ka kushtuar hiç më pak se 250 mijë euro, përcjell INA.

Kryetari i kësaj komune të vogël në Maqedoninë e Veriut thotë për “Fokus” se çdo femër meriton dashuri dhe respekt nga bashkëshorti, dhe se gruaja sidomos është shtylla e familjes.

Ai me veturën e re ka befasuar gruan e tij, e cila i ka mbërritur papritmas në shtëpi. Jançev thotë se lidhja e tyre është 25 vite dhe se pikërisht ka qenë bashkëshortja që gjithmonë i ka ndjenjur më pranë, në kohë të mira dhe në të këqija.