Kryetari i Kumanovës poshtëron shqiptarët, kush do ta ndalë?
Prej kur Maksim Dimtrievski është kryetar Komune shqiptarët kanë qenë pa kryetar në këtë Komunë, e Komuna ka pasur një kryetar që është diskriminues, mospërfillës, mos mirënjohës ndaj votës shqiptare, shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet, shqiptarëve që i ka në parti e në Komunë
Nga Abedin ISMAILI
“Oda e Kumanovës” quhet himni i ri i qytetit të vjetër të Kumanovës. Në 500 vjetorin e qytetit të Kumanovës kryetari i pa qytetëruar gjeti hapësirë t’i diskriminojë shqiptarët duke mos vendosur vetëm flamurin shqiptar në objektin e Komunës së Kumanovës. Diskriminim i njejtë vetëm në formë të ndryshme po ndodh edhe tani me himnin e qytetarëve maqedonas të qytetit të Kumanovës, ky himn asnjëherë nuk do të jetë i Kumanovës sepse nuk e përfaqëson as qytetin në tërësi e as qytetarët si tërësi. Prej kur Maksim Dimtrievski është kryetar Komune shqiptarët kanë qenë pa kryetar në këtë Komunë, e Komuna ka pasur një kryetar që është diskriminues, mospërfillës, mos mirënjohës ndaj votës shqiptare, shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet, shqiptarëve që i ka në parti e në Komunë.
Pesë minuta e 27 sekonda himni i Kumanovës, në asnjë sekond as me fjalë e as në video të përfaqësuar shqiptarët, asnjë fjalë shqipe, asnjë shqiptar, e asnjë vend shqiptar. Për këtë të fundit pse nuk kanë fut në video të himnit ndonjë vend të shqiptarëve nuk po ndjehemi edhe aq të diskriminuar, sepse i kuptojmë që në video kanë pasur nevojë për pamje të bukura, e këto pamje vështirë të gjinden në vendbanimet shqiptare. E mira e vetme që e ka bërë Maksim Dimtrievski gjatë mandatit të tij është që votuesit shqiptar ia ka hapur sytë dhe e ka bërë të pendohet për votën e dhënë, “një ujkut që shqiptarët po i sheh si dele”. Shqiptarët dinë të ndëshkojnë, edhe atë fuqishëm. Maksim Dimtrievski arriti gjatë mandatit të tij të ndaj qytetarët e të njejtit qytetit në baza etnike, këtë e ka dëshmuar në çdo rast, moment, vend e pa vend. Qyteti i Kumanovës qytet i madh me një ish kryetar të vogël, një kryetar që u sillte sikur të jetë i detyruar e detyta e tij të jetë diskriminimi shqiptarëve, kështu do të mbahet në mend për veprimet e tij pa mend, Maksim Dimitrievksi.
PS.
Ju shqiptarët e komunave tjera mos u priviligjoni nëse nuk diskrimoheni nga himni në nivel lokal, sepse bashkërisht me ne diskriminohemi të gjithë në himinin shtetëror.