May 2, 2024
Maqedoni

Ka ndërruar jetë këngëtari Ylber Aliu

Këngëtari nga Shkupi, Ylber Aliu, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, ndërsa lajmi u bë i ditur nga familjarët e miqtë e tij.

Ylberi kohën e fundit luftoi me sëmundjen e veshkëve, ndërsa ndërroi pasi nuk i përballoi sëmundjes.

Ylberi është familjar i grupit muzikor “Vëllezërit Aliu”. Edhe vetë ka qenë prodhues i këngëve, duke e pasur produksionin e tij. Njihet për një numër të madh të këngëve dhe ilahive të cilat i punoi dhe këndoi edhe vetë.