Kryetari i komunës së Likovës i ndau mirënjohje hafizit të Kuranit, Seid Imeri
Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi i ndan mirënjohje hafizit të Kuranit nga fshati Likovë, Seid Imeri. Mirënjohjen ia ndau ne rastin e suksesit të jashtëzakonshëm që Imeri atriti si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në garat e mbajtura në Egjipt.
“Xhuma të begatshme miq,
Pikërishtë sot në zyrën time e prita Hafizin e Kuranit famëlartë i cili në garat e mbajtura në Egjipt e mori vendin e 8 për leximin e Kuranit, i nderuari hfz.Seid Imeri nga f.Likovë, me çka edhe e nderova me një mirënjohje për këtë sukses, ku dhe i urova gjitha të mirat dhe suksese në jetë”, ka shkruar Arifi me këtë rast.