Kryetari i Gazi Babës realizoi takim me ambasadorin hungarez në Shkup, bisedohet për ndërtimin e një parku
Kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski, ka pritur sot ambasadorin e ri të Hungarisë në Maqedoninë e Veriut, András Klein.
Në takim Stefkovski ka njoftuar ambasasorin Klajn për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka komuna e Gazi Babës me Shoqatën e Hungarezëve në Teledom Maqedoni, si dhe për aktivitetet e realizuara në periudhën e kaluar.
“Komuna e Gazi Babës është duke punuar intensivisht në përgatitjen e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e parkut maqedono-hungarez në lagjen Triangla, të cilin besoj se do ta ndërtojmë në bashkëpunim të përbashkët me ambasadën hungareze në Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar Stefkovski pas takimit.