Maqedoni

Kryetari i Butelit Darko Kostovski e mbajti fjalën ndaj banorëve të Vizbegut, u ndërtua rruga deri te shkolla e re (Video)

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski ka mbajtur fjalën e dhënë ndaj banorëve të Vizbegut për ndërtimin e rrugës deri te shkolla e sapondërtuar. Ai sot është mirëpritur nga banorët e kësaj lagje që e kanë falemnderiar për fjalën e mbajtur.

“Sot qëndeova në Vizbegovë, ku kam dhënë fjalën time para disa kohësh që do të ndërtoj rrugën deri në shkollën fillore që është ndërtuar në kohën kur jam unë kryetar komune, fjala e dhënë u mbajt”, njoftoi Kostovski.

Ai ka paralajmëruar projekte të reja në këtë lagje.
“Sot, së bashku me banorët e kënaqur të Vizbegovës, xha Rrahmanin, Neshatin, Aliun e të tjerë, ramë dakord për prioritete të reja të rëndësishme. Fjala e dhënë duhet të respektuar.

Më duhet të theksoj se për 20 vjet BDI dhe SDS, edhe pse ishin pushtet qendror dhe lokal, nuk lëvizën asnjë gur në këtë vendbanim, prandaj banorët padyshim janë të kënaqur kur dikush nuk i gënjen, kur dikush i qëndron me vendosmëri fjalës së tij!”, shtoi Kostovski.

“Zhvillim i balancuar për komunën e Butelit, komuna moderne e Butelit!”, premtoi kryetari I komunës në vazhdim.