Maqedoni

Kryetari i BDI-së nga dega e Dibrës e pranon se BDI e ka politizuar arsimin me kuadro partiake

Në Maqedoninë e Veriut ndoshta asgjë më nuk përben lajm. Politizimi i gjithë administratës shtetërore është aq evident dhe i dukshëm sa asesi nuk mund të punësohesh pa pasur librezën partiake të BDI-së, madje edhe si pastrues në ndonjë institucion arsimor dhe si shkak i kësaj dukurie dhe padrejtësie të madhe të bërë ndër vite edhe rinia po e braktis çdo ditë e më shumë vendin për tu larguar në perëndim, shkruan InfoShqip.
Problemi më i madh është se edhe sektore kyç si arsimi, shëndetësia, e siguria publike sektorë që nuk duhej asesi të politizohen janë mbushur me militantë dhe kuadro partiake, ku në shumë raste kuadro më të afta janë lënë anash vetëm pse nuk kanë qenë të partisë në fjalë dhe kjo dukuri tashmë ka kaluar në një nivel tjetër, nivel ku kryetarët e degëve me urdhër të kryetarit të Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti e reklamojnë me pompozitet se si politizojnë arsimin me kuadrot e tyre partiake.
Rasti në fjalë lidhet në me atë që kryetari i degës së BDI-së në Dibër i deleguar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tregon se si vendoset një drejtor shkolle kuadër i kesaj partie. Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë të kryetarit të degës së BDI në Dibër, Artin Spahiu:

“Si i deleguar i kryetarit Ali Ahmeti për Mavrovë – Rostushë, sot, bashkë me kryetarin e degës së BDI-së në Mavrovë- Rostushë, dr. Sead Asani , patëm takimin konsultativ, për të bisesuar rreth kandidaturës për drejtor të Shkollës Fillore Komunale “ Hajan Selmani” në Rostushë.
Me emërimin e drejtorit të ri të asaj shkolle, një kuadër të propozuar nga BDI, BDI-ja bën arritjen më të madhe në përfaqësimin institucional në komunën Mavrovë- Rostushë!
Ky është vetëm fillimi, ne vazhdojmë!”, ka shkruar ai./InfoShqip.com