Maqedoni

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, takoi Ertan Shakirin nga “SOS VITA”: Ertan Shakiri është shembulli më i mirë…

Sot isha i nderuar që në zyrën time ta pres kryetarin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta “SOS VITA”, mikun tim Ertan Shakiri, njoftoi kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi pas takimit të realizuar në zyrën e tij.
“Ertan Shakiri është shembulli më i mirë se nuk ka asnjë pengesë që mund ta pengojë vullnetin e njeriut për t’i ndihmuar të tjerët.
Përmes shoqatës “SOS VITA”, ai ia ka dalë të shpërndajë pa fund karroca të thjeshta dhe elektrike, me të cilat ua ka lehtësuar ndjeshëm jetën personave me nevoja të veçanta. Sepse të gjithë njerëzit janë të njëjtë, por vetëm disa prej tyre janë të veçantë. I tillë është Ertani ynë”, deklaroi Ibrahimi.

Me këtë rast, ata kanë bashkëbiseduar për mundësitë që të ndihmohet kjo organizatë dhe të gjitha organizatat e ngjashme që veprojnë mbi këtë bazë në shoqërinë tonë./Lideri