Kryetari i Alternativës Afrim Gashi u mirëprit nga presidentja Vjosa Osmani
Pata kënaqësi të takoj sot Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani. Bashkë me nënkryetarin e Kuvendit dhe deputetin Hysni Ismaili, nënkryetarin e Alternativës Admirim Aliti dhe deputeten Safije Sadiku Shaini, theksova mbështjetjen e subjektit tonë dhe të Maqedonisë së Veriut për integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës, deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, pasi sot në Prishtinë u mirëprit nga presidentja kosovare.
“Shpreha mbështetjen tonë për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë. Presim që palët të arrijnë marrëveshje me njohjen e pavarësisë së Kosovës në thelbin e saj. Siguria dhe stabiliteti i rajonit janë prioritet për Alternativën”, shtoi Gashi ps takimit.
Ai ka theksuar edhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar, por edhe thellimin e bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe kulturës.