July 22, 2024
Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë mbledhje të jashtëzakonshme për Turqinë, ndihmë 6 milionë denarë

Në seancën e jashtëzakonshme të 126 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u soll vendim për ti ndihmuar Republikës së Turqisë në përballje me pasojat nga tërmeti. Me këtë rast u ndan 6 milion denar ndihmë për të dëmtuarit nga tërmeti.

Po ashtu, u obligua Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra për Menaxhim me krizat që në koordinim me MPB-në urgjentisht të përgatisin një vendim për dërgimin e ekipeve për mbrojtje dhe shpëtim që do të ndihmojnë në rajonet e goditura si dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare në Republikën e Turqisë.

U obligua Ministria e mbrojtjes në korniza të kompetencave të saja urgjentisht të përgatis një vendim për sigurimin e një ndihme adekuate në personel, mjete, në formën e mekanizmit, shatoreve, dyshekëve, qebeve dhe ndihmës tjetër adekuate.

U obligua Ministria e shëndetësisë që të siguroje përkrahje në formën e ndihmës mjekësore si personeli mjekësor, mjete dhe barna.

Iu rekomandua Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut që në korniza të kompetencave të saja dhe në bashkëpunim me institucionet adekuate të përfshihet në aksionin për sigurimin e ndihmës për të dëmtuarit, dërgimin e ekipeve dhe llojit tjetër të ndihmës humanitare për kësi raste.