Maqedoni

Kryesisht reshje shiu, por edhe të borës në disa rajone! Ja çfarë moti e pret Maqedoninë e Veriut

Më së shumti shi gjatë natës së kaluar ka rënë në Manastir, 42 litra për metër katror, në Krushevë 38, Prilep 35, Gjevgjeli 33 dhe në Ohër 26 litra, kumtoi DPHM.

Shtresë e borës prej 11 centimetra është krijuar në në Lazaropolë, në Kodrën e Diellit nëntë dhe në Krushevë katër centimetra.
Mëngjesin e sotëm ka më shumë reshje në zonat jugore dhe qendrore të vendit. Më shumë borë ka filluar të bjerë në Krushevë, ndërsa borë bie edhe në Kodrën e Diellit dhe Lazaropolë.

Moti do të jetë i vranët dhe më i freskët me reshje shiu, vende-vende më intensive. Në zonat malore reshjet do të jenë të borës, e sidomos në pjesët perëndimore të disa vendeve më të larta reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Reshjet e shiut do të ndalen deri nga fundi i ditës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup vranët me reshje shiu, të cilat pasdite do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje lokale shiu, ndërsa të enjten do të ketë sërish reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha me karakter të rrëmbyeshëm dhe të përcjella me bubullima të rralla.