September 16, 2024
Rajon - Botë

Kryeministri sllovak del nga operacioni, si është gjendja e tij shëndetësore

SIPAS informacioneve të televizionit sllovak TA3, Robert Fico i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm dhe është në gjendje stabile.

Gjatë ditës ka pasur disa informacione kontradiktore për gjendjen shëndetësore të kryeministrit, të cilit iu bë atentati.

Fico mbeti i plagosur këtë të mërkurë në qytetin Handlova, 150 kilometra larg Bratislavës, para Shtëpisë së Kulturës, ku më parë u mbajt mbledhja e qeverisë, kur doli mes turmës për t’i përshëndetur.